Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin kombëtar Korçë-Bilisht, ku një person ka mbetur i plagosur.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Cangonj, ku një mjet tip zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Nga aksidenti ka marrë dëmtim drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili është dërguar për mjekim drejt spitalit të Korçës. Sipas të dhënave, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia nga ana tjetër po bën veprimet e mëtejshme për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe shkaqeve të saj.