Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak minutash në aksin rrugor që lidh lagjen e re me atë të vjetër në qytetin e Bulqizës, ku drejtuesi mjetit tip Audi është përplasur me drejtuesin e një motoçiklete.

Si pasojë është plagosur rëndë një grua e cila ndodhej po ashtu në motor. Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve të tjerë të cilët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë.

Sipas mjekëve spitalit të Bulqizës e aksidentuara është në gjendje të rëndë dhe pritet helikopteri për dërgimin drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.