Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel pasditen e sotme.
Siç bëhet me dije katër persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Shkaqet e aksidentit automobilistik janë ende të paqarta, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Dy personat e plagosur rëndë janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19.10, në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, në Burrel, shtetasi A.L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin L.K., 36 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.



