Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një makinë ka rënë nga ura e Ulzës. Nga pamjet shihet se makina është përmbysur pas rënies, ndërsa vendi duket mjaft i rrezikshëm, pranë lumit dhe shkëmbinjve. Sipas informacionit paraprak, nuk ka të lënduar ose viktima, teksa shkaku i aksidentit ende nuk dihet se cili është.

Njoftimi i Policisë:

Mat/Informacion paraprak Më datë 01.02.2026, në aksin rrugor Mat–Shkopet, shtetasi K.K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në një përrua.

Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet me drejtuesin e automjetit, i cili nuk ka pësuar lëndime,  ndërkohë automjeti është nxjerrë nga vendi ku kishte rënë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)