Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte, rreth orës 14:05, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, në dalje të qytetit të Peqinit.
Dy makina janë përplasur me forcë dhe janë dëmtuar pothuajse plotësisht. Nga përplasja, janë plagosur rëndë dy persona – drejtuesi i furgonit, Arlind Elhasa, dhe shoferi i autoveturës tjetër. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal, ku ndodhen nën kujdes intensiv. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është konfirmuar saktësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe shërbimet e emergjencës që kryen veprimet e para dhe larguan automjetet për të liruar rrugën për qarkullim.
Grupi hetimor po punon për të zbuluar arsyet e sakta të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia ose një manovër e gabuar mund të kenë qenë shkaktarët.
