Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë 58-vjeçarin F. C., banues në Viçisht, pasi ditën e djeshme humbi kontrollin e furgonit që drejtonte në gjendje të dehur në fshatin Çerenec. Si pasojë u lënduan pesë pasagjerë, dy prej të cilëve ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet treguan se 58-vjeçari ushtronte transport udhëtarësh pa licencën përkatëse, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Fshehje të ardhurash”.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 58 vjeç, banues në fshatin Viçisht, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimi i tij u bë pasi, ditën e djeshme, në aksin rrugor të fshatit Çerenec, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip furgon, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë u lënduan pesë pasagjerë, të cilët dy prej ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se 58-vjeçari ushtronte veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse.