Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:25, në rrugën “Martin Camaj”. Automjeti drejtohej nga një i ri 20-vjeçar, shtetasi E. L., i cili ka goditur këmbësorin Y. K., 69 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka pësuar dëmtime dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet vijojnë.
