Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një person ka humbur jetën. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15 të qytetit bregdetar, ku automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.