Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku një person ka mbetur i plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rreth-rrotullimi 1 Maji”, ku një makinë ka përplasur të moshuarin, që po kalonte rrugën në vijat e bardha. Sipas dëshmitarëve të aksidentit, përplasja ka qenë aq e fortë, sa kalimtari është ngritur në ajër.
Ai është shoqëruar në sptial, teksa policia ka shoqëruar në komisariat autorin e aksidentit.