Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, teksa një autobus që transportonte nxënës shkolle gjatë një ekskursioni u përfshi në një aksident.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji, ku autobusi, gjatë një manovrimi të gabuar në lëvizje, u përplas me një automjet tjetër dhe përfundoi pas shtyllës së një karburanti, bën me dije korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga aksidenti, edhe pse paniku te fëmijët ka qenë i madh.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.