Një 37-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht, pas një aksidenti të ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor “Çepe-Belsh”. 37-vjeçari me iniciale E. K., po udhëtonte me motomjet teksa është goditur nga kamioni që po drejtohej nga 48-vjeçari me iniciale F. P. 37-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 48 vjeç, banues në Belsh, pasi dje, në aksin rrugor “Çepe–Belsh”, kamioni që ai drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në fshatin Seferan. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën në spital.



