Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Fermë-Çlirim, ku një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën. Po ashtu, automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre ambulanca, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.
