Një aksident ka ndodhur disa minuta më pare në Fier, ku është përfshirë një makinë dhe një autobus.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur “ Kthesa e Portezës”. Automjeti tip “ Ford” është përplasur me autobusin e linjës “Roskovec- Fier” dhe për pasojë, ka mbetur i lwnduar vetëm drejtuesi i automjetit. Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.