Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier mbrëmjen e djeshme, ku një person ka ndërruar jetë. Raportohet se viktima, një 60-vjeçar u përplas për vdekje me makinë nga një 34-vjeçar. Ky i fundit u arrestua, teksa policia vijon vetimet mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar se ka rënë në pranga autori i aksidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe që rezultoi me humbjen e jetës së shtetasit E. P., 60 vjeç. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier kanë arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident, shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, bashkia Lushnjë.
Policia bën me dije se arrestimi i 34-vjeçarit është kryer në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.




