Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, në afërsi të fshatit Mbyet.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete të tipit “Volkswagen”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e përplasjes, drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti. Paraprakisht dyshohet se një nga shkaqet mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.



