Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Cakran, në zonën e njohur si “Kthesa e Varibopit”.

Sipas të dhënave paraprake, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa një pasagjere ka mbetur e plagosur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave. Paraprakisht raportohet se dëmet materiale janë të konsiderueshme.