Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar pranë nënkalimit të Fushë Krujës.

Sipas të dhënave paraprake, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Krujës, të cilat kanë përdorur pajisje prerëse për të nxjerrë automjetin e përfshirë në aksident, pasi kishte përfunduar te trafikndarësja.

I lënduari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet procedurale për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.