Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirin e Lalëzit, ku një person ka ndërruar jetë.

Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej automjeteve. Gjithashtu, kanë marrë lëndime drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer tjetër.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur.