Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër, ku dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë kthesës së liqenit të Viroit, ku një automjet është përplasur me një makinë të ushtrisë dhe për pasojë dyshohet se kanë humbur jetën dy persona. Një prej viktimave ëshë identifikuar si Pano Kalanderi, biznesmen i verërave, teksa nuk dieht ende asgjë për viktimën e dytë.

Momentalisht nuk ka të dhëna të tjera nga ky aksident, teksa Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.