Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të tunelit të Murrizit, në drejtim të Klosit.
Rreth orës 23:45, një 19-vjeçar me inicialet K.L. ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Në makinë ndodheshin edhe tre persona të tjerë: K.Gj., U.M. dhe F.K.
Të katërt janë plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Tiranës.
Policia po heton për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
