
ITALI- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e djeshme në Manduria të Italisë.
Bëhet me dije sipas mediave italiane se një furgon tip “Ford” është përplasur me një pemë. Aksidenti i rëndë duket edhe nga fotot që janë shpërndarë në rrjet.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 shqiptarët që ndodheshin brenda mjetit. Makina ka dalë nga rruga me shpejtësi dhe është përplasur me ullirin, disa metra brenda një lëndine.
Të tre shqiptarët e plagosur janë dërguar në spital dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendej kritike për jetën.
Deri më tani, nga raportimet e policisë aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të lodhjes së shoferit./Gazeta Shqip