Një aksident rrugor ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Korçës. Ngjarja ndodhi në lagjen 4, mbi spitalin rajonal, ku një automjet ka përplasur një motor.
Drejtuesi i motorit është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e përplasjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.