Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në rrugën Korçë – Pogradec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pirg, ku një makinë për arsye ende të paditura ka dalë nga rruga dhe ka “fluturuar” disa kilometra larg rrugës duke përfunduar në një parcelë. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur shoferi dhe një pasagjere 16-vjeçare.



