Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar jashtë rruge. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Mazhe, teksa si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë një grua, e cila është transportuar te Spitali i Traumës në Tiranë, ndërsa dy persona të tjerë kanë pësuar dëmtime më të lehta.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe menaxhimin e qarkullimit.