Një aksident i rëndë ka ndodhur në Ksamil pasditen e sotme, ku raportohet për viktima. Sipas njoftimeve të para, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pema e Thatë”, ku një furgon është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes, 20-vjeçari Antonio Mateli që drejtonte furgonin ka humbur jetën rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të mara.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të saj
