Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Lezhë, ku një automjet është përplasur me një motor.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, ku si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motorit. Ata janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje mbërriti policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.



