Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 14:30 në Librazhd, ku një automjet ka dalë nga rruga në një kthesë dhe ka përfunduar rreth 100 metra më poshtë, në një greminë.

Si pasojë e ngjarjes, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte shoferi dhe gjendja e amortizuar e rrugës kanë çuar në këtë aksident të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.