Një aksident me mjete lundruese ka ndodhur në liqenin e Komanit, ku si pasojë e përplasjes disa persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit po transportohen në drejtim të Spitalit të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa distanca dhe terreni i vështirë e bëjnë të vështirë transportimin e tyre.
Në ndihmë të personave të lënduar kanë dalë banorë të zonës dhe persona të tjerë me varka, të cilët po kontribuojnë në nxjerrjen dhe transportimin e tyre drejt zonave ku mund të marrin ndihmë mjekësore, raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani. Gjendja shëndetësore e të lënduarve raportohet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe e mjeteve në një kthesë me fushëpamje të kufizuar.
