Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Llogara, ku një autobus është përplasur me një kamion.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një nga kthesat e aksit rrugor, por fatmirësisht, nuk raportohet për persona të plagosur.
Si pasojë e aksidentit, ka dëme materiale, e po ashtu, trafiku në zonë është rënduar ndjeshëm, duke krijuar radhë prej disa kilometrash. Gjithashtu situata është përkeqësuar edhe nga fakti që tuneli i Llogarasë vijon të jetë i mbyllur për shkak të punimeve.