Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq në afërsi të fshatit Pendavinj.
Sipas informacioneve nga policia në aksident janë përfshirë një mjet dhe një furgon mallrash e për pasojë janë plagosur 7 persona.
Një prej tyre është në gjendje të rëndë ndërsa 6 të tjerët kanë marrë lëndime të lehta.
Të plagosurit janë shoferi dhe 3 pasagjerët e furgonit si dhe 3 pasagjerë të tjerë që ndodheshin në makinë.
Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.