Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në mbikalimin e Plepave ku dy automjete janë aksidentuar keq.
Sipas informacioneve mjeti nga goditja ka dalv nga rruga duke përfunduar në korsinë e kundërt, për pasojë, dy drejtuesit e mjeteve dhe 3 pasagjerët kanë mbetur të lënduar.
Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Durrës, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Autoritetet e policisë ndodhen në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen e plotë.