Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor kombëtar Elbasan–Peqin, në zonën e Papërrit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:15, ku një automjet është përfshirë në aksident. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara mund të ketë qenë një prej shkaqeve të ngjarjes.
Fatmirësisht, paraprakisht nuk raportohet për pasoja në jetë, ndërsa automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar dhe në çfarë gjendjeje ndodhen ata.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po menaxhojnë qarkullimin. Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e plotë të aksidentit.
