Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku është plagosur drejtuesi i një motori me targa të huaja.

Sipas informacioneve të para, një automjet është përplasur me motorin, duke shkaktuar lëndime tek drejtuesi i tij, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa në vendngjarje pritet mbërritja e ambulancës dhe policisë për të bërë të mundur transportimin e të plagosurit dhe për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Policia po punon për identifikimin e drejtuesve të mjeteve dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.