Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në hyrje të Pogradecit, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor të tunelit. Për pasojë, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Z., 31 vjeç, është plagosur, ndërsa pasagjeri E. T., 32 vjeç, është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia bën me dije se drejtuesi i automjetit po drejtonte në gjendje të dehur dhe është arrestuar në flagrancë. Sipas raportit të policisë, aksidenti ndodhi teksa shtetasi A. Z., banues në fshatin Memëlisht, po drejtonte një automjet tip “Volkswagen” dhe humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me murin e tunelit.
Pas ngjarjes, pasagjeri u transportua me urgjencë në Tiranë për trajtim të specializuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e autoriteteve dhe procedimi penal ndaj tij vazhdon.
