Një aksident rrugor është regjistruar pasdite në aksin Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht, ku një mjet ka përplasur një këmbësor të moshës rreth 80 vjeç.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 14:15, kur automjeti i drejtuar nga shtetasja E.K. dyshohet të ketë goditur këmbësorin I.D., banues në Udënisht. I dëmtuari u transportua me urgjencë në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe po kryhen veprimet procedurale ndaj drejtueses së automjetit.

Më datë 01.05.2026, rreth orës 14.15, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Udënisht, automjeti me drejtuese shtetasen E. K., dyshohet se ka përplasur këmbësorin I. D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht, i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.