Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vodicë në Poliçan, në vendin e quajtur “Çesma e Thatë”.
Mësohet se një makinë ka dolë nga rruga në një kthesë dhe ka përfunduar në kanalin kullues në anë të rrugës. Si pasojë e aksidentit, u plagosën tre shtetasit: Veiz Shermalli, 60-vjeç, Rabushe Shermalli, 78-vjeçe dhe Liljana Shermalli, 58-vjeçe, të tre banues në fshatin Vodicë të bashkisë Poliçan. Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi raporton se ata janë anëtarë të së njëjtës familjeje dhe mjeti drejtohej nga 58-vjeçarja Liljana Shermalli. Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku edhe kanë marrë mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që për shkak të frakturave të marra, 78-vjeçarja Rabushe Shermalli është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor i Sektorit të Qarkullimit Rrugor është duke kryer veprimet në vendngjarje, për të zbuluar shkaqet e aksidentit, që paraprakisht mendohet të kenë qenë nxehtësia e asfaltit, që e ka bërë makinën të rrëshqasë gjatë marrjes së kthesës.
