Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Arbrit, ku janë plagosur 5 persona.
Mësohet se ngjarja kqa ndodhur pranë një fshati në afërsi të Klosit dhe në aksident janë përfshirë pesë anëtarë të së njëjtës familje. Ata janë Ismail Kurti, 50 vjeç, Luiza Kurti, 49 vjeç, Dile Kurti 53 vjeç, Adelina Kurti 22 vjeç dhe Devis Kurti 28 vjeç. Fillimisht ata kanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit dhe më pas janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Burrelit, për trajtim më të specializuar.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve apo shkaqet që çuan në aksidentin e ndodhur.