Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit”, ku raportohet për disa persona të plagosur.
Mësohet se një makinë është përplasur me një kamionçinë në “Tunelin e Kalimashit” dhe për pasojë raportohet për të paktën 3 të plagosur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes, teksa priten detaje të tjera në vijim.
