Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën e Shëngjinit, ku një persona ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është identifikuar si 30-vjeçari Paulin Zefi, teksa raportohet edhe për disa persona të plagosur. Një grua gjithashtu raporothet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se mjeti i viktimës është përplasur me një kamion por ende nuk janë sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Policia, ambulancat dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të marrë masa dhe ofruar ndihmën e nevojshme.