Një i rëndë aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë-Delvinë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Stjar, ku një makinë tip “Toyota” që drejtohej nga Fatmir Kuci, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në kanal. Për rrjedhojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, K. Kuci. Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila i ka transportuar në urgjencën e Sarandës për ndihmë mjekësore. Sipas bluzave të bardha, ata janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme. Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i mjetit të ketë qenë në gjendje të dehur.