Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Sarandë-Ksamil. Raportohet se janë përplasur tre automjete, e për pasojë ka disa persona të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe Policia. Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në këtë aks rrugor u ndërpre për disa minuta.
