Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë, në aksin rrugor “Borsh-Fterrë”, ku një persona ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima ishte një punonjësi policie, i cili ishte duke udhëtuar si pasagjer në një makinë me dy perona të tjerë. Në një moment, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.
Fatkeqësisht, efektivi ka ndërruar jetë në vend, teksa dy personat e tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.



