Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, ku raportohet se janë përfshirë disa automjete.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali”, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar, ku 5 deri në 6 automjete dyshohet se janë përplasur.  Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ende nuk dihen rrethanat që çuan në aksident, ndërkohë që Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.