Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Peqin–Elbasan.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem.
Paraprakisht raportohet për dy drejtuesit e automjeteve të plagosur , ndërsa një burim nga vendngjarja bën me dije se një pasagjere ka mbeturve plagosur në gjendje të rëndë .
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe shërbimet e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe gjendjes së personave të përfshirë.
