Një aksident i rëndë ujor ka ndodhur këtë pasdite mes Rrjollit dhe Shëngjinit, ku janë përplasur dy skafe. Korrespondentja e Top Channel në Lezhë, Brixhilda Deda bën me dije se një 25-vjeçar ka humbur jetën, teksa është plagosur edhe një person tjetër, i cili është transportuar në spitalin e Lezhës. Policia dhe autoritetet detare kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.
Ky është incidenti i dytë i rëndë me mjete lundruese në vend. Një ditë më parë, në Liqenin e Komanit, dy varka turistike u përplasën teksa transportonin pushues drejt Lumit të Shalës. Nga përplasja mbetën të plagosur pesë persona, mes tyre një turist i huaj, ndërsa shkaku paraprak u dyshua të ishte shpejtësia e lartë.
