Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Shkodër.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Kiras, ku sipas informacioneve paraprake një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Deri tani nuk janë bërë të ditura identiteti i viktimës.