Një aksident i rëndë raporothet se ka ndodhur në aksin Tepelenë–Krahës, ku 8 persona kanë mbetur të plagosur.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Iliras, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa qarkullonin në drejtime të kundërta. Në këtë aksident janë lënduar gjithsej tetë persona, të cilët kanë qenë në automjetet e përfshira në aksident.
Nuk dihen edne rrethanat e plota të ngjarjes, teksa policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.
