Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku raportohet se një betoniere ka rënë nga lartësia.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Saukut, ku sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke bërë që automjeti të dalë nga karrexhata dhe të bjerë nga lartësia. Në vendngjarje po mbërrijnë forcat e Policisë dhe shërbimet e emergjencës. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka viktima apo persona të lënduar, teksa dyshohet se mjeti i rëndë ka zënë poshtë dhe një makinë që po kalonte në rrugë. Pritet reagimi i autoriteteve për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.