Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili akuzohet se ka përplasur për vdekje me makinë një fëmijë 1-vjeçar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Farkë, ku Arbër Toçilla, gjatë kryerjes së manovrës për lëvizje mbrapa me automjet, aksidentalisht ka përplasur një fëmijë, vajzë rreth 1 vjeçe e gjysmë. E mitura ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes.
