Një aksident tragjika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një person ka humbur jetën.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e Laknasit, ku dy makina janë përplasur. Për pasojë ka ndërruar jetë një 48-vjeçar, shofer i njërit prej mjeteve. Nga ana tjetër, policia ka arrestuar shoferin tjetër, një 20-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, automjeti me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.